“Jam në dispozicion kurdo që SPAK të më kërkojë”/ Bamir Topi për “21 Janarin”: Kam qenë…

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News u shpreh i gatshëm të dëshmojë për çështjen e “21 janarit”, nëse SPAK do e kërkojë.
Jeni thirrur nga Spak për “21 janarin”?
Topi: Kam qenë kryetar shteti në atë periudhë, është folur kemi analizuar, madje jo specifikisht por brenda një libri për ngjarjet më të rëndësishme politike që kanë shoqëruar presidencën time, kam shkruar edhe për 21 janarin. Në çdo kohë që Prokuroria e Posaçme do kërkojë, unë jam në dispozicion.
Mendoni se do të dalë SPAK pas kaq kohësh të hedhë dritë edhe më tej me këtë ngjarje të rëndë?
Topi: Është një çështje shumë profesionale, hetimi i çështjeve të natyrës penale është një punë shkencore se veç procedurës normale futen në lojë edhe elementë vërtetimi e veprës penale siç është rasti konkret.