“Kemi ngujime, greva, bllokime”/ Berisha reagon për protestën: Ndërgjegjja e njerëzve të civilizuar, dhanë leksionin më të mirë

Një ditë pas protestës në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për shtyp teksa ka falënderuar mbështetësit e PD.

“Mbrëmë dhanë leksionin më të mirë se çfarë është opozita. Ata mbrëmë ishin ndërgjegjja e kombit, e njeriut të civilizuar, që kudo në botë ngrihen kundër regjimeve. Dje ngjanin me feniksin, ishin prijësi, Zoti i kryeqytetit dhe Shqipërisë”, tha Berisha.

Ai tha më tej se ky ishte vetëm fillimi i aksionit, ndërsa i bëri një thirrje Edi Ramës.

“Duam qeveri teknike, kemi ngujime para, greva, bllokime permanente rrugësh, 77 mënyra për paralizimin, do të shkërmoqin nakoshtetin. Nëse mendon se mosbindja nisi në Tiranë dhe do ketë vetë aty, mendohu mirë. Së shpejti në Shkodër, Krujë, Lezhë e kështu me radhë”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT