“Kur shqiponja të pret në drekën e punës”/ Rama ndan foton speciale nga zyra e Scholz

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Samitin e radhës për Procesin e Berlinit, që është ndër urat lidhëse mes rajonit tonë dhe Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e sotme një foto speciale nga zyra e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Në foton e publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, në sfond duket një shqiponjë, ndërsa Rama shkruan:

“Kur shqiponja të pret për drekën e punës në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë”, shkruan Rama krahas selfies së publikuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT