LAJM I FUNDIT! Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK. Sipas informacioneve paraprake Meta u arrestua pranë Casa Italia-s në kryeqytet.

Në qershor të këtij viti Meta u thirr në Prokurorinë e Posaçme, duke shënuar herën e tretë që mbërrin si deklarues në këtë institucion. Ai dha shpjegime për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe Monika Kryemadhit.

Filtrimi i pasurisë së tyre është pjesë e të njëjtës dosje hetimore me lobimit 700 mijë euro të LSI në SHBA, si edhe kallëzimit për shpenzime të pajustifikuara për ndërhyrje estetike në një klinikë jashtë vendit. 

Ne perditesim…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT