Largohet nga drejtimi i IdentiTek Loina Prifti, ja kush do e zëvendësojë!

Një vit e gjysmë pasi u emërua në krye të kompanisë publike të prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, IdentiTek, largohet nga kjo detyrë Loina Prifti.

Vendin e Priftit e ka zënë Freskida Halilaj, e cila vjen nga një eksperiencë e gjatë në telekomunikacion.

Freskida Halilaj u prezantua në krye të këtij institucioni nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në prani të stafit të kompanisë dhe Këshillit Mbikëqyrës.

Sipas ministrit, drejtuesja e re do të çojë përpara projektet e nisura, ku ndër më kryesorët është Identiteti Digjital për shtetasit shqiptarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT