“Luftuam për njëri-tjetrin, gjeorgjianët na provokuan jashtë dhe brenda”, Ramadani: Ja çfarë na mungoi në Çeki

Ylber Ramadani është shndërruar në një titullar të padiskutuar te Kombëtare shqiptare. Mesfushori i cili është pjesë e Leçes në Serinë A, foli pas triumfit që kuqezinjtë arritën në transfertë ndaj Gjeorgjisë, duke deklaruar:

“Sot ishim shumë të përqëndruar, e donim fitoren. Trajneri dhe ne ishim të bindur që mund ta fitonim ndeshjen dhe në fund ia arritëm. Sot ishte shpirti i duhur i garës, luftuam për njëri-tjetrin, kjo gjë na mungoi në Çeki. Bëmë maksimumin për të marrë rezultatin.

Na provokuan jashtë dhe brenda, donim të festonim për skuadrën. Ne bëjmë atmosferë gjithmonë, pastaj shpërthyem. Unë Seferi dhe Bajrami bëjmë gjithmonë atmosferë në dhomat e zhveshjes”, deklaroi Ramadani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT