Merret vendimi për Ilir Metën dhe të akuzuarit e tjerë, si e priti Monika Kryemadhi (VIDEO)

Pas mbi 5 orësh seancë, GJKKO ka marrë vendimin për Ilir Metën, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Monika Kryemadhin.

Konkretisht, GJKKO ka lënë në fuqi masat e vendosura më herët, duke bërë kështu që Meta të mbetet në qeli, teksa Pirro Xhixho në arrest shtëpie. Detyrim paraqite mbetet për Çokun dhe Kryemadhin. Kjo e fundit është parë teksa qëndron në hollin e Gjykatës dhe priste të mësonte verdiktin e trupës gjykuese.

https://youtube.com/watch?v=kr9ersx26Bs%3Ffeature%3Doembed

Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30.

SPAK ka caktuar ndaj 4 personave në hetim masat e sigurisë:

-Arrest me burg për Ilir Metën

-Detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin

-Detyrim paraqitje për Ema Çokun

-Arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon

Back to top button
LAJMET E FUNDIT