“Ndryshuan dhe emrin”/ Rama: Ndihem në siklet kur mendoj për poshtërimin e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu ka komentuar dhe vendimin për ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, në procesi ne anëtarësimit në BE.

Rama ka thënë se ndjen trishtim për faktin që Maqedonia e Veriut, ndryshe nga Shqipëria, nuk ka hyrë në fazën tjetër të procesit të integrimit në BE.

Ai shtoi se historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit për një vend, duke nënkuptuar ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Ndihemi vërtet të trishtuar që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut, ende nuk kanë qenë në gjendje për të hyrë në këtë fazë të procesit dhe pse kanë qenë të parët tanë. Kur flas për poshtërimet tonë, që na janë refuzuar tri herë, ndihem në siklet sepse më duhet të mendoj për poshtërimin e RMV. Ajo ndryshoi dhe emrin. I qëndroj ajo që i kam thënë për miqtë bullgarë. Histori nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit për një vend”,- tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT