Opozita vazhdon “hakmarrjen” për Salianjin! Pas zjarrit në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Pas kaosit të shkaktuar pasditen e djeshme në Kuvend, opozita vijon edhe sot aksionin e saj, duke protestuar për dënimi ne deputetit ERvin Salianji.

Sot pritet të mbahet mbledhja e Federatës së Opozitës, e cila është njoftuar se në fokus do të ketë aksionin opozitar dhe protestën e 7 tetorit.

Kujtojmë që Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte deputetë të opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Parlamentit.

Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllokojnë akset rrugore, kryqëzime apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile.

Opozita akuzon Kryeministrin Edi Rama lidhur më dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili prej të premtes ndodhet në burgun e Fierit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT