Paraqitet në SPAK vëllai i ish-Komandantit të Gardës, Gramoz Sako! Ja për çfarë do pyetet biznesmeni

Biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës Gramoz Sakos, është paraqitur në SPAK këtë të hënë.

Mësohet se Sako ka qëndruar për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme, ku është pyetur në cilësinë e personit në dijeni, për një çështje që po hetohet nga SPAK.

Se cila është kjo dosje ku Sako është i përfshirë endenuk dihet, por ai Artan Sako është lakuar shpesh për aktivitetin e tij, ku në të paktën dy procedime të mëparshme të SPAK, kompania që posedon rezulton se ka marrë pjesë në tendera publik. E para, ka të bëjë me hetimet për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberin, teksa ky i fundit ra në pranga për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Emri i Sakos përmendej në procedurat e një tenderi, që iu dha kompanisë të tij të quajtur “2 T” për mirëmbajtje rruge, ku në garë ishte vetëm kompania në fjalë dhe u shpall fituese me ofertën 99% të fondit limit.

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, “2T” është në pronësi të Dritan Troksit dhe Artan Sakos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT