Pas 5 orësh në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme deputeti i PS Jurgis Çyrbja

Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka përfunduar një seancë marrjeje në pyetje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila zgjati më shumë se 5 orë.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai iu përgjigj interesimit të gazetarëve për arsyen e prezencës së tij, duke theksuar se nuk është i pandehur.

Çyrbja u paraqit në SPAK pas një kallëzimi të bërë nga Edi Paloka, në lidhje me veprimtarinë e tij si drejtor i Hipotekës. Kallëzimi, i bërë nga Partia Demokratike në vitin 2021, përfshinte akuzën për “shpërdorim detyre”.

Deputeti socialist theksoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet për të sqaruar çdo keqkuptim dhe se shpreson që hetimet të përfundojnë shpejt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT