Pas mungesës së Gjimshitit, të tjera probleme për Sylvinhon! Lëndohen dy lojtarët e rëndësishëm të Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të përballet më 11 dhe 14 tetor me Çekinë dhe Ukrainën, ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Por teksa në këtë përballje, ekipi kuqezi do duhet të bëjë pa kapitenin Berat Gjimshiti, të tjera probleme janë shfaqur në horizont për trajnerin Sylvinho. Mësohet se në stërvitjen e fundit, Kristjan Asllani dhe Myrto Uzuni kanë shfaqur probleme muskulore dhe janë stërvitur të diferencuar nga grupi.

Uzuni është një alternativë që vlen për repartin e sulmit, teksa në anën tjetër Asllani është titullar i padiskutueshëm në mesfushë dhe në rast se nuk ia del, mbetet për t’u parë si do veprojë Silvinjo.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit:

Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se me grupin janë bashkuar edhe Nedim Bajrami, Arbër Hoxha e Qazim Laçi, ndërsa Kristjan Asllani e Myrto Uzuni kanë probleme muskulore dhe u stërvitën të diferencuar. Të dy lojtarët janë në monitorimin e stafit mjekësor të Kombëtares dhe pritet që nesër të bashkohen me grupin.

Përsa i përket pjesës tjetër të grupit, të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe morën ngarkesën e plotë. Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike. Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT