Policë të infiltruar në protestë? Analisti tregon foton e gjimnazistit që hidhte molotov në tubim: Të miturit janë përdorur që…

Analisti i njohur, Arjan Curri, tregoi gjatë transmetimit të emisionit “Top Story”, në Top Channel njërin prej protestuesve të mitur në tubimin e opozitës.
Sipas analistit, të miturit janë përdorur qëllimisht që të mos dënohen.
“Është një foto që ma dërgon një ish-studenti imi, ka qenë polic i infiltruar sot në protestë. Kjo tregon një fëmijë të moshës 15 vjeç, e kanë identifikuar, është nxënës i një prej gjimnazeve të Kamzës.
Sipas informacioneve që unë marr edhe nga protestuesit janë përdorur me qëllim minorenë, nëse kjo vërtetohet u bëj thirrje institucioneve është një shkelje e madhe e ligjit, janë përdorur me qëllim që të mos dënohen sepse nuk dënohen ose dënohen shumë lehtë”, tha Curri.