Publikohet LISTA e Kombëtares shqiptare! Ja lojtarët e thirrur nga Sylvinho për “Ligën e Kombeve”

Është publikuar lista e lojtarëve të thirrur nga Kombëtarja për ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Shqipëria pritet të përballet më 11 tetor me Republikën Çeke dhe më 14 tetor me Gjeorgjinë, dy ndeshje që do të luhen përkatësisht në Pragë dhe Tbilisi.
Në grumbullim, bie në sy rikthimi i Muçit, Uzunit dhe Dakut, teksa risi është Adrion Pajazit, 21-vjeçari i cili aktivizohet me skuadrën kroate “HNK Gorica”. Në listë është edhe kapiteni Berat Gjimshiti, i cili pak ditë më parë pësoi dëmtim me skuadrën e Atalantës, por gjithsesi Sylvinho ka preferuar ta ketë në ekip.
Sa i përket mungesave, nuk është grumbulluar Rei Manaj dhe Armando Broja, i cili po vuan një dëmtim.
Emrat e thirrur nga trajneri Sylvinho:
- 1- Strakosha
- 2- Kastrati
- 3- Sherri
- 4- Hysaj
- 5- Balliu
- 6- Mario M.
- 7- Hadroj
- 8- Ismajli
- 9- Djimsiti
- 10- Ajeti
- 11- Mihaj
- 12-Kumbulla
- 13-Ramadani
- 14-Asllani
- 15-Abrashi
- 16-Pajasiti
- 17-Laçi
- 18-N. Bajrami
- 19-Muci
- 20-Asani
- 21-Seferi
- 22-Hoxha
- 23-Daku
- 24-Uzuni