Spahiu: Meta duhej të ishte arrestuar 13 vjet më parë, por u mbrojt nga Berisha dhe Rama

Duke komentuar arrestimin e Ilir Metës, juristi Kreshnik Spahiu thekson se ish presidenti duhej arrestuar 13 vjet më parë nëse do ishim në një shtet normal.

Sipas tij, Meta është mbrojtur nga Sali Berisha kur ishin në qeveri dhe më pas u rehabilitua nga Edi Rama.

”Jo më larg se dy ditë më parë në SPAK ka qenë e dërguara e SHBA. Nuk i hyj teorive konspirative por sigurisht kanë diskutuar për ato trema që ka 10 vjet që flet çdo ambasador amerikan.

Në një shtet normal Meta duhej të ishte në burg 13 vjet më parë kur u filmuar. Nëse nuk do të mbrohej nga Berisha dhe të rehabilitohet nga Rama nuk do ishim këtu sot. Ka fituar çdo betejë me drejtësinë. Shumë e kanë toleruar kur ka kërcënuar me çdo gjuhë njerëzit e drejtësisë.

Pse qenka normal kur shan çdo prokuror dhe anormale kur kapet zvarrë në rrugë? Arrestimi i sotëm mesazh për vendosjen e autoritetit drejtësisë kur politika e ka nëpërkëmbur drejtësinë.

Nuk ka pengesë proceduriale që një masë sigurie ekzekutohet në rrugë. Nuk ka asnjë pengesë në kodin e procedurës penale për ekzekutimin e masës së sigurisë”, tha Spahiu në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ në Report Tv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT