U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli, ndërron jetë 26-vjeçari

Ka ndërruar jetë 26-vjeçari, Enea Themollari, i cili u plagos aksidentalisht pas një shpërthimi me tritol në derën e banesës ku jetonin me qira në Elbasan motrat Nikolli.
Kujtojmë se Giovanna Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut. Lënda plasëse ishte vendosur në banesën ku jetonte së bashku me të motrën, Aldën, në një pallat në Elbasan.
Por, i plagosur rëndë mbeti fqinji i saj, 26-vjeçari Enea Themollari, i cili mori dëmtime nga dera e banesës së tij pas shpërthimit të fuqishëm. Ai po luftonte me vdekjen në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë, por nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën më shumë se dy muaj pas shpërthimit.
Shënjestra e atentatit Giovanna Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili dyshohet si vrasës me pagesë.