U tha se do ishte turk/ Rama tregon kush është imami që do drejtojë xhaminë e Namazgjasë

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund diskutimeve se kush do të drejtojë xhaminë e Namazgjasë gjatë inaugurimit.

Në fjalën e tij, Rama tha se myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli, duke hedhur poshtë kështu teorinë se do drejtohej nga një imam turk.

“Është gëzim i përbashkët ashtu siç qe për të madhin Pejgamber, kjo ishte sprovë e qartë, shpëtim e paqe pastë Ibrahimi. Shoku im, në këtë shtëpinë tonë të vogël për përkushtimin tënd vëllazëror për t’iu përgjigjur komunitetit shqiptar i dha bashkësisë shqiptare mjetet e nevojshme për ndërtimin e xhamisë.

Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës i cili sot do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli dhe iu priftë e mbara besimtarëve të Tiranës. Zoti e bekoftë Shqipërinë, do ta ngjisim patjetër flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Shqipërinë tonë të lirë.”- tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT