Vendimi i Gjykatës së Romës, çfarë pritet të ndodhë tani me kampet italiane në Lezhë?

12 refugjatët që janë strehuar në Gjadër në kampin italian duhet të largohen drejt Italisë.

Këtë e vendosi një gjykatë në Romë. Seksioni i imigracionit në Gjykatën e Romës nuk e vlerësoi të ligjshëm vendosjen e emigrantëve brenda qendrës italiane në Gjadër në Shqipëri, thuhet në mediat italiane që kanë zbardhur vendimin.

Ndaj 12 azilkërkuesit pritet të rikthehen në Itali: si pasojë e dispozitës nuk mund të qëndrojnë në ambiente, por as të lihen të lirë në territorin shqiptar.

Sipas vendimit të gjykatës, dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta, edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, shkruajnë gjyqtarët e Romës.

Ndaj, sipas gjyqtarëve, gjendja e lirisë mund të rifitohet vetëm me kthimin e tyre në Itali.

Ky vendim megjithatë nuk shfuqizon kampet sepse ata janë ndërtuar për refugjatët që shkojnë atje nga vendet e cilësuar të sigurta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT