VIDEO/ Përmbytjeve në Vlorë nuk i “shpëton” as stadiumi “Flamurtari”, uji arrin deri në dhomat e zhveshjes

Reshjet e dendura të shiut që paralizuan Vlorën një ditë më parë, kanë sjellë shumë përmbytje në rrugë, banesa dhe biznese.

Të njëjtin fat ka duket se ka pasur edhe stadiumi “Flamurtari”, ku fusha e impiantit ndodhet nën pushtetin e ujit. Uji ka depërtuar edhe në dhomat e zhveshjes së lojtarëve dhe ambientet e brendshme të tribunës kryesore.

Ekipi i qytetit bregdetar luan sot në Kategorinë e Parë kundër Korabit në Peshkopi, teksa nuk dihet se kur do të kthehet stadiumi në gjendje normale dhe të jetë gati për ndeshjen e radhës në shtëpi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT