VIDEO/ Rama aplikantëve për deputet: Mos prisni që dikush t’iu marrë për dore e të thotë…

Edi Rama ka folur sot në takimin me kandidatët për deputetë, që kanë aplikuar përmes platformës “Deputeti që duam”.

Duke iu drejtuar aplikantëve, Rama tha se politika nuk është një rrugë e shtruar dhe pa sfida, dhe se është rrugë për guximtarët.

“Pa u zgjatur dhe pa iu lodhur më shumë, dua vetëm t’iu them që, pyetja që duhet t’i bëni vetes është çfarë do bëni nesër. Mos prisni që nesër të vijë dikush, t’iu marrë për dore dhe t’iu thotë, ‘sa mirë, shyqyr se ty po të prisnim. Ku do të ulesh?’ Prisni që nesër, askush të mos kujtohet më për ju.

Ju duhet të filloni të provoni për Partinë Socialiste, që jeni të dobishëm dhe jeni të nevojshëm. Se, përndryshe, të gjitha gjërat e bukura që ju keni bërë në jetë. Të gjitha ato studimet edhe gradat e të gjitha, janë shumë të bukura edhe t’i gëzoni. Ato iu dalin dhe iu teprojnë për të qenë të nderuar dhe të respektuar aty ku jeni, por ato nuk mjaftojnë,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT