VIDEO: Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama mbërrin në Dubrovnik takohet me Zelenskyn

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Dubrovnik të Kroacisë ku do të marrë pjesë në samitin e radhës Ukrainë-Europë Juglindore.

Ai është takuar fillimisht me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, ndërsa nuk kanë munguar përqafimet dhe të qeshurat mes tyre.

Kreu i qeverisë gjithashtu u takua edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, e cila ishte pjesë e samitit.

Samiti do të tregojë se “i gjithë rajoni mbështet Ukrainën dhe popullin ukrainas në luftën për liri”, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

@gazetatema Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama mbërrin në Dubrovnik #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound – Gazeta TemA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT