Vogëlushi 11-vjeçar në luftë për jetën, ka nevojë për shqiptarët: Mos më lini vetëm!
11-vjeçari, Aldo Skeja në këto momente të vështira ka nevojë për të gjithë shqiptarët. Vogëlushi nga Peshkopia, i cili është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë që kur ishte i vogël është duke u përballur betejë pas beteje.
Aldo Skeja, është djali i shkrimtarit dhe poetit Hamdi Skeja. Ai vuan nga “Mielomeningocele”, dhe për të shpëtuar jetën e tij, familja ka nevojë për ndihmë financiare për operacionet e nevojshme.
Të braktisur nga autoritetet, familjarëve i është dashur të përballen të vetëm me sëmundjen mostruoze dhe faturat marramendëse të spitaleve.
I ati i Aldos ka përshkruar betejat e vështirë që ka kaluar me djalin e tij, që nga lindja dhe operacionet e shumta si dhe vështirësitë që i është dashur të kalojë ku përgjatë gjithë kurimit të së birit ka hasur pengesa financiare. E sot, ata kanë nevojë për të gjithë shqiptarët për të mbledhur shumën që Aldos i nevojitet për tu kuruar. (MUND TË KONTRIBUONI KËTU)
“E nga ana tjetër infeksionet e shpeshta që mbërthenin Aldon po më trembnin, më trembin edhe sot që analizat kanë dal shumë rëndë!
Ndaj, ju lutem, ju përgjërohem mos më lini vetëm, qoftë edhe një cent do ta vlerësoj prej jush. Dalëngadalë unë po bëj “rrugën” përdrejt spitalit që Aldo do u nënshtrohet ekzaminimëve dhe operimëve me mjeshtërinë e atyre që do marrin në duart e tyre fatin dhe jetën e djalit tim Aldos. Mos më lini vetëm, se çfarë ka shkruar Zoti pastaj në operacionet e Aldos, atë e di ai”, shkruan ai ndër të tjera.