Cilët janë dy emrat e parë që Trump përjashtoi nga administrata e tij e ardhshme

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, tha të shtunën se nuk do t’i kërkonte ish-kundërshtares kryesore brenda Partisë Republikane, Nikki Haley ose ish-sekretarit të shtetit Mike Pompeo t’i bashkohej administratës së tij të dytë.

Njoftimin Trump e bëri në rrjetet sociale duke u vlerësuar punën e mëparshme dhe falenderuar për shërbimin e tyre ndaj vendit.

Haley, një ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, e cila shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara nën drejtimin e Trump, e mbështeti manjatin amerikan për president, pavarësisht se e kishte kritikuar ashpër kur ajo konkurroi kundër tij në zgjedhjet paraprake të partisë.

Ndërsa ish-Sekretari i Shtetit Pompeo, ishte përmendur në disa raporte mediatike si një sekretar i mundshëm i mbrojtjes.

Nikki Haley është e vetmja që ka komentuar deri tani vendimin e marrë nga Trump për ta lënë jashtë administratës së re që do të nisë nga puna në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Në një postim në platformën ‘X’, ajo shprehet se ndihet krenare që më parë ka punuar me Trump dhe i uron Republikanët që do të bëjnë pjesë në administratën e re për sukses gjatë 4 viteve të ardhshme.

“Jam krenare që punova me Presidentin Trump duke mbrojtur Amerikën në Kombet e Bashkuara. I uroj atij dhe të gjithë atyre që shërbejnë, suksese të mëdha për të na çuar përpara drejt një Amerike më të fortë dhe më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme”, shkruan Haley.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT