FOTOLAJM/ Si dy miq të ngushtë! Rama një përqafim ndryshe për Volodymyr Zelenskyn

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Budapest, ku dhuroi një përqafim të veçantë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Fotoja e këtij momenti, ku të dy liderët shfaqen të buzëqeshur, u shpërnda gjerësisht dhe u publikua edhe nga media britanike The Telegraph. Samiti, që u mbajt në Hungari, mblodhi përfaqësues nga 42 shtete, përfshirë presidentin Zelensky, i cili po merr mbështetje ndërkombëtare për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.