Kaq të hurit dhe litarit qenkan këta që i tall Rama nga mëngjesi në darkë, sa kaluan në delir për një njeri që është rrezik për kombin shqiptar?

Perveç dashurise per balluket, a mund te me thote dikush nga djathta shqiptare se çfare fitojme gjeopolitikisht ne si shqiptare prej fitores se Trump?! Jam shume kurioz.

Kam dite qe e vras mendjen dhe them, ore se mos e kam une gabim dhe ne fitojme shume. Po ne çdo ekuacion qe me vjen ne mendje, ne jemi tragjikisht ose te demtuar direkt ose te harruar.

Z.Balluke nuk ka asnje vije politike per Ballkanin, te pakten deri tani, te pakten te shprehur hapur, e vetmja gje ne dijme me siguri, eshte qe adminstrata Trump ka mbeshtetur shkembimin e territoreve mes Serbise dhe Kosoves. Kete e dime me siguri.

Po mire mo, po kaq te paudhe, kaq te hurit dhe litarit qenkan keta qe i tall Rama nga mengjesi ne darke, sa te arrijne te mbeshtesin me epsh nje rrezik serioz per interesat shqiptare, vetem qe nje parti te dale nga intubimi?!

Seriozisht, me kete platforme doni t’ja mbushni mendjen shqiptareve?!

Te qash apo te qeshesh! (Ervin Goci)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT