“Këto ditë më kanë kërcënuar” / Për çfarë tregoi Rama në Selanik: Janë fosile…

Kryeministri Edi Rama po mban sot takimin me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Selanik.

Rama ka zbritur nga makina dhe pasi është takuar me disa persona që ndodheshin jashtë ambienteve, është drejtuar për në sallën ku pritet të nisë takimi në orën 11:00 me orën lokale.

“Të organizuar në një protestë të ardhjes time për të takuar me ju me fletushka qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur  VorioEpir, që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje që më krijojnë vetëm keqardhje.

VorioEpir është term i vdekur me kohë dhe vakt, ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të qarqeve të individëve të dalë boje këtyre anëve. Kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin 21. Janë fosile për gjynah,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT