Mediat serbe po kërkojnë BLLOKIMIN e klipit të këngëtarit nga Mali i Zi, çfarë ka ndodhur?!

Këngëtari i njohur nga Mali i Zi David Dreshaj është përballur me kritika dhe përpjekje për të bllokuar klipin e tij të fundit, por ai ka reaguar duke thënë se ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.
Në një postim në Instagram, Dreshaj ka sqaruar se videoklipi i tij për këngën “Te Quero T’Aime” është xhiruar me leje zyrtare nga Muzeu Publik i qytetit të Cetinjës dhe Parku Kombëtar Lovçen në Mal të Zi.
Artisti ka përmendur gjithashtu se leja është marrë nga JP Nacionalni Parkovi Crne Gore dhe UNESCO, duke siguruar se gjithçka është kryer në përputhje me rregullat e autoriteteve përkatëse. Në deklaratën e tij në Instagram, Dreshaj shpjegoi se kënga dhe teksti kanë të bëjnë ekskluzivisht me temën e dashurisë dhe nuk përmbajnë asnjë mesazh patriotik apo politik, siç është spekuluar nga disa komentues.
“Kështu që bien poshtë të gjitha sulmet, kontradiktat dhe komentet e pabazuara”-ka shkruar Dreshaj, duke nënvizuar se muzika është një urë që lidh njerëzit dhe një gjuhë e përbashkët pavarësisht kombësisë apo politikës. Ai shtoi se muzika e tij ka për qëllim të bashkojë njerëzit dhe të përçojë mesazhe pozitive.