Nga takimi me Zelensky, Macron dhe Meloni, Rama publikon fotot: Shqipëria mori stafetën e… (FOTOT)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar fotoalbumin me takimet që ai ka zhvilluar në Budapest me liderët evropiane, ndërsa dha edhe lajmin se Shqipëria do të presë në 2025 Komunitetin Politik Europian.

Në foto, shihet që kreu i qeverisë është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kyreministren e Italisë Georgia Meloni, por edhe personalitete të tjera.

Rama në “Facebook” shkruan se Shqipëria mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT