“PD drejtohet nga sigurimi i shtetit”, Berisha “përplas” Valterin dhe Çollakun: Kryedemokrati është kryekomunist

Halit Valteri tha se nuk mund të ketë qeveri teknike kur ministrat emërohen nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Valteri tha në rubrikën “Opinion” në News24 se pozita dhe opozita bëhen bashkë për të ndërtuar kulla.
Ndërsa gazetari Basir Çollaku duke replikuar me Valterin tha “ti shkove te persekutorët dhe nuk luftove persekutorët.”
Nga ana tjetër, Rigels Muçollari duke iu drejtuar Valterit tha se “mos na jepni këshilla si të bëjmë opozitë, pasi ti je pjesë e mazhorancës”.
Replikat:
Valteri: Ju e keni problem se nuk dëgjoni, mirë që nuk dini por as dëgjoni. Kryekomunisti është Sali Berisha. Në PD drejton sigurimi i shtetit.
Çollaku: Familja jote dhe familja ime jemi ndër familjet më të persekutuara në Shqipëri nga regjimi komunist. Ti shkove te persekutorët dhe nuk luftove persekutorët.
Valteri: Unë s’mund të jem te PD e Saliut. Nëse nuk e besoni se Saliu është komunist, s’merrni vesh nga politika. Nëse në PD nuk do drejtonte sigurimi, do ishin në krye të saj të rinjtë.