PD zgjedh kreun e degës në Kamëz, Dogjani i ankohet Berishës: Si nuk u ftova unë, deputeti më i votuar?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot se Petrit Doda është zgjedhur në krye të degës së PD Kamëz.

Ky vendim duket se ka lënë të pakënaqur deputetin Asllan Dogjani, i cili nuk është kursyer t’i kërkojë “llogari” Berishës. Në postimin ku Berisha njofton zgjedhjen, Dogjani ka komentuar duke pyetur se përse nuk u ftua në prezantimin.

“Suksese Petrit Dodës se ia vlen, por besoj është e dëmshme në këto momente kur bëhet prezantimi i kryetarit të partisë nuk thirret deputeti më i votuar i zonës. A kështu do të fitojmë?”, ka komentuar Dogjani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT