Rama pret në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, vesh tunikën e dhuruar si dhe merr ftesën për të vizituar Riadin

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.

Në takimin mes tyre siç duket edhe nga postimi në Instagram, Rama ka veshur edhe një tunikë të dhuruar nga ambasadori, i cili i dha kryeministrit edhe ftesën për të vizituar Riadin dhe për të takuar princin e Kurorës së Arabisë Saudite.

“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, shkruan Rama në Instagram.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT