VIDEO/ “Mos u plaksh kurrë”, Rama kthen në batutë urimin e qytetarit në Kukës: Për mosplakje kemi vetëm Pandin

Është shoqëruar me batuta takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Kukësit, pas hapjes së Urës së Madhe të Kukësit.

Një nga banorët i uroi kreut të qeverisë “mos u plaksh kurrë”, të cilën Rama e ktheu në batutë duke thënë “për mosplakje kemi vetëm Pandin”.

Në hapjen e urës ishin zv.Kryeministrja dhe njëherazi Ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku dhe Pandeli Majko.

Pjesë nga takimi:

Majko: Është ngjarje shumë e madhe

Qytetari: Mos u plaksh kurrë.

Rama: Jo mor burrë jo, për mosplakje kemi vetëm Pandin. Ne të tjerët ndryshojmë. Është plakur që i vogël ky edhe tani..

Back to top button
LAJMET E FUNDIT