“Zonja dhe zotërinj Presidenti i zgjedhur Donald Trump”/ Trump MUND Harris, nis festa e Republikanëve

Në një rezultat historik, Donald Trump ka mposhtur demokratën Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA për të shpallur presidentin e ri. Sipas projeksionit të Fox News, Trump ka fituar 277 vota elektorale, ndërsa Harris ka marrë 226.
Ky rezultat konfirmon një kthim të fuqishëm të ish-presidentit në Shtëpinë e Bardhë, pas humbjes në vitin 2020. Po ashtu, Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një moment të rëndësishëm në politikën amerikane.
Ndërkohë, festa e republikanëve ka nisur, dhe pritet fjalimi i fitores nga Donald Trump, ku ai do të shpallë planet e tij për të drejtuar vendin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Gjithashtu Trump ndodhet në Florida duke mbajtur fjalimin e tij si President i 47 i zgjedhur amerikan, pasi ka mboshtur bindshëm kundërshtaren Demokrate Kamala Harris. Trump u shfaq në paninë e grupit të tij dhe bashkëshortes Melania Trump duke festuar për fitoren e tij.