ZYRTARE/ Trump siguron FITOREN! Me triumfin në Wiskonsin, RIKTHEHET në ‘Shtëpinë e Bardhë’ pas 4 vitesh

Donald Trump është shpallur zyrtarisht presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas fitores në shtetin e Wiskonsinit, duke siguruar më shumë se 270 vota elektorale, të nevojshme për të fituar mandatin presidencial.
Ky rezultat i garanton Trumpit rikthimin në Shtëpinë e Bardhë pas katër vjetësh, duke mundur kështu kandidaten demokrate, Kamala Harris.
Megjithatë, Harris ende nuk ka dhënë një prononcim pas numërimit të votave.
Me këtë fitorje, Trump triumfon në një garë të ngushtë dhe kthehet në presidencë, pas një periudhe të pasigurtë dhe shumë të diskutuar në politikën amerikane.