Avioni, DETAJE TRONDITËSE: Ekuipazhi luftoi deri në fund, rusët nuk i lejuan uljen

Një ngjarje tragjike ka ndodhur me avionin e Azerbajxhan Airlines, fluturimi 8432, që u rrëzua pas një fluturimi nga Baku drejt Groznit. Kapiteni Igor Kshnyakin, bashkë-piloti Aleksandr Kalyaninov dhe stjuardesa Hokuma Aliyeva humbën jetën, ndërsa dy stjuardesa të tjera mbijetuan dhe po marrin trajtim mjekësor. Ekuipazhi, pavarësisht rrezikut të qartë, e kishte si shqetësim kryesor shpëtimin e pasagjerëve dhe bëri çdo përpjekje për të garantuar sigurinë e tyre deri në momentin e fundit.
Azerbajxhani Airlines ka theksuar se kapiteni Kshnyakin kishte një përvojë të madhe, me mbi 15,000 orë fluturim, dhe bashkë me bashkë-pilotin Kalyaninov arritën të mbajnë kontroll mbi avionin deri në momentin e fundit, duke u munduar të kryenin një ulje emergjente pranë qytetit të Aktau. Ata u nderuan si heronj, pasi ishin të vetmit që mundësuan që shumë pasagjerë të mbijetonin.
Raportimet sugjerojnë se mund të ketë një lidhje me gabimin e mundshëm të mbrojtjes kundërajrore ruse, duke dyshuar se një njësitë të pa trajnuara mirë mund të kenë qëlluar gabimisht avionin, duke e bërë atë të rrëzohej. Ky informacion është mbështetur edhe nga autoritetet amerikane, të cilët po ndjekin hetimet lidhur me këtë rast, duke përfshirë mundësinë e një gabimi gjatë mbrojtjes kundër dronëve ukrainas.
Në bordin e avionit ishin 37 shtetas azerë, 6 nga Kazakistani, 3 nga Kirgistani dhe 16 shtetas rusë. Pas përplasjes, 29 pasagjerë mbijetuan, ndërsa 38 humbën jetën, përfshirë ekuipazhin. Pilotët, megjithatë, nuk arritën të siguronin një ulje emergjente në një aeroport rus dhe u udhëzuan të fluturonin përtej Detit Kaspik, drejt Aktaut në Kazakistan.