Belind Këlliçi në SPAK, ish-deputeti i PD: I sugjeroj të martohet…

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Halit Valteri komentoi në Report TV nisjen e hetimit për Belind Këlliçin, për falsifikimin e diplomës së gjimnazit dhe deklarimin e rremë në formularin e vetëdeklarimit sikur e ka diplomën, kur kandidoi për deputet dhe më pas për kryetar bashkie të Tiranës. Por edhe akuzën për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses.

“Ka probleme me deklarimin e parave të fushatës, një njeri që rri pa punë dhe vetëm i shtohet pasuria, do japë llogari edhe Belo.

E pashë shumë të shqetësuar”, tha Valteri.

Sipas Valterit, Këlliçi ishte shumë i shqetësuar, madje aludoi edhe ndarjen nga gruaja për t’i shpëtuar SPAK.

Këtë deklaratë të Këlliçit, Valteri e komentoi me ironi, duke thënë se e inkurajon të kurorëzohet dhe të përfitojë nga bonuset e Bashkisë Tiranë për banesat për çiftet e reja.

“Belo mavria, nga denoncuesi që do bënte namet, është në rolet që duhet të japë llogari dhe nuk e dimë a do e përballojë dot këtë gjë.

Aludoi ndarjen. Në Tiranë kemi hapur edhe këtë për çiftet e reja për bonus, e inkurajojmë Belon të kurorëzohet dhe të aplikojë, se ia subvencionon Bashkia e Tiranës 100%”, vijoi Valteri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT