“Berisha ka rrënuar jetën e një brezi”, Çupi: Ja cilat janë dy planet e tij

Analisti Frrok Çupi, u shpreh se Sali Berisha njihet si ai që shkatërroi një brez dhe që rrezikon të vuajë 4-12 vjet burg me çështjen e Partizanit, por njëkohësisht dhe me disa çështje të tjera që po hetohet.

“Mungon besimi që Sali Berisha është i ndershëm, kishte një shtëpi në Brakë, vishej mirë herë pas here, mbante njerëzit e George Soros. Kishte probleme në parullë si psh të zbatohet kanuni etj. Mashtroi me firmat piramidale që e rrënuan vendin tonë. Në raport me SHBA dhe Perëndimin, u caktua me gisht që është i rrezikshëm. Dhe e fundit nuk ka popullin e vet, nuk e njeh njeri, e njohin si Berisha që shkatërroi një brez.

Të rinjtë e Shqipërisë që kanë tjetër jetë, i përkasin Inteligjencës Artificiale, Tiktokut, pjesa e kultivuar e Shqipërisë kur i afrohen mendimit që Sali Berisha mund të jetë prapë një gjë për të sunduar Shqipërinë, tmerrohen.

Sali Berisha nuk ka kohë fizike, mungon sepse do të paraqitet në gjykatë për Partizanin, por njerëzit thonë që dënimi minimal do të jetë 4 vjet dhe 12 vjet maksimumi. Po hapet 21 Janari ku është i dyshuari kryesor, Gërdeci, vrasjet në Tropojë“, – u shpreh ai në ‘Real Story’.

Sipas Çupit, Berisha ka dy plane, atë të kthimit në PD dhe planin për të ardhur në krye të shtetit.

“Ka shumë njerëz që kanë qenë entuziast dhe është kontribut i gjykatës speciale. Njerëzit janë me besim te drejtësia sepse s’kanë kë besojnë tjetër. U rikthye sepse gjykata mori një vendim të diskutueshëm, të korigjueshëm dhe realisht të pavlerë, por njerëz ashtu e analizojnë.

Perceptimi nuk shkon deri në pikën ju bind apo jo gjykatës, ai ishte në arrest. Mbi këtë iluzion Sali Berisha ngre iluzionin tjetër që unë erdha dhe do më keni këtu sa të dua unë. I kërcënoi të gjithë, kërcënoi shtëpinë e vetë, partinë. Në rikthimin e tij ka dy plane:

Plani i kthimit në PD dhe plani tjetër i nënkuptuar për të ardhur në krye të shtetit, në krye të viktimave të tij.

Berisha është problematik në karakter në formim, por ai e tha me fuqi shumë të madhe që ky popull do sundohet sërish nga unë. Problem është se pa asnjë atribut, të drejte ai kërcënon popullin e Shqipërisë se unë do t’ju vijë prapë në krye, frikëson kundërshtarët dhe të tijët të cilët skanë parë ditë të mira me Berishën. Ky është përsëri një iluzion sepse ka ardhur dy herë.

Sa shumë njerëzit mund të bien në iluzionet e tij. Maxhoranca ska pse të ndihet e lumtur kur populli I tij vuan nga një makth që quhet Berishë“. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT