Berisha thirrje militantëve: Dhunoni ambasadat dhe diplomatët, kanë hyrë në fushatë krah Edi Ramës

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në politikë. Sali Berisha është shprehur sot se ambasadat e Shqipërisë nëpër botë janë futur në fushatë elektorale krah PS-së.

Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku ftoi qytetarët që të protestojnë para ambasadave të të cilat ai i quajti narkoambasada dhe tha se duhen gjuajtur me vezë dhe domate.

Po ashtu Berisha paralajmëroi se ata që prekin votën e lirë, do të trajtohen si bashëautorë në një krim të rëndë elektoral.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme.

Ndaj unë u kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të rrezikshme para narkoambasadave të narkorepublikës së Shqipërisë.

Kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj.

Po kështu të shënjojnë, të krijojnë librin e zi, në të cilin do regjistrojnë çdo akt që vjen në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit, emrin, funksionin, detyrën dhe aktin që kryen punonjësi i dhënë.

Qeveria, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, është lëshuar e papërmbajtur, e tmerruar në një seri vendimesh, që të gjitha me qëllime elektorale.

Garantoj përfituesit e tyre se do trajtohen si bashkëautorë në një krim të rëndë elektoral.

Të lexojnë kodin dhe të mos bëhen bashkëautorë të një bande kriminale që nuk njeh ligj, as Kushtetutë. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT