Beteja për votat e pensionistëve/ Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur një propozim të ri për përmirësimin e kushteve të pensionistëve në Shqipëri. Ai njoftoi krijimin e kartës së konsumatorit, një iniciativë që do të mundësojë rimbursimin e TVSH-së për produktet e shportës çdo gjashtë muaj për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe invalidët.
Sipas Berishës, kjo kartë do të mundësojë rimbursimin 100% të TVSH-së për produktet bazë të shportës, dhe do të krijojë mundësinë për heqjen e TVSH-së për ushqimet. Ai theksoi se, përkundër ndihmës që ofrohet për ata që janë në nevojë, nuk mund të bëhet një krahasim mes pensioneve të ulëta dhe atyre të njerëzve që përfitojnë të ardhura të larta.
Berisha tha se ekspertët sugjerojnë se TVSH-ja duhet të mbetet siç është, dhe për rreth 780 mijë pensionistë, do të rimbursohet TVSH-ja për produktet bazë. Faturat e atyre që përdorin këtë kartë do të depozitohen në një server dhe çdo gjashtë muaj do të bëhet bilanci dhe rimbursimi i TVSH-së.
Ai gjithashtu theksoi se kjo masë është një alternativë më e drejtë dhe efektive për të mbështetur pensionistët, duke i krahasuar ata me pensionistët e Malit të Zi që kanë përfituar rritje të pensioneve mesatare.