Dy ekspertë për zgjedhjet e 2025 që kanë punuar për Serbinë dhe Boris Johnson, kush janë të huajt që lidhën marrëveshje me PD-në

Partia Demokratike po provon ta nisë me “marsh të pestë” angazhimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Së fundmi, është bërë me dije se forca e djathtë politike në vend ka kërkuar ndihmën e dy ekspertëve amerikanë republikanë dhe konservatorëve britanikë, me të cilët ka arritur dhe një marrëveshje.
Ka qenë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ai që ka konkretizuar marrëveshjen me përfaqësuesit e “Leadership Institute”, si Ron Nehring dhe Peter Smallwood. Në 11 maj të vitit të ardhshëm, janë caktuar të mbahen zgjedhjet parlamentare në vend e pikërisht fushata do të udhëhiqet nga ekspertiza e këtyre dy personave.
Por kush janë Ron Nehring dhe Peter Smallwood?
Mbetet ende e paqartë marrëveshja e arritur apo kontrata e lidhur mes palëve. Megjithatë Partia Demokratike me në krye Berishën ka bërë të ditur se fushata e forcës së tyre politike do t’i besohet skuadrës së tyre.
Ron Nehring nuk është një emër i panjohur në fushën e politikës. Ai ka qenë më parë në krye të Partisë Republikane të Partisë Konservatore në Kaliforni. Ndërkohë ka dhënë leksione dhe ka qenë një trajner vullnetar për zyrtarë qeveritarë dhe politikanë në Guatemalë, Bosnjë, Serbi, Marok, Egjipt dhe Irak. Pra, një ekspert që ka punuar më parë për Serbinë dhe Bosnjën, do t’i bashkohet Partisë Demokratike për të udhëhequr fushatën e zgjedhjeve 2025. Gjithashtu ai është punësuar edhe nga Donald Trump në fushatën presidenciale të vitit 2016. Ditën e djeshme, Nehring ka qenë duke dhënë leksione për të rinjtë e Partisë Demokratike dhe këtë nuk ka ngurruar ta ndajë në kanalin zyrtar, “Tëitter” duke shkruar: “Ishte një nder të mbaja leksion sot në Tiranë, Shqipëri, për të forcuar konservatorët në këtë pjesë të Evropës. Ne i bëjmë fushatat tona më të forta duke ndarë ide, teknika dhe praktikat më të mira me partitë tona simotra në mbarë botën”.
Ndërkaq, Peter Smallwood anëtar i njohur i Partisë Konservatore Britanike. Ai është diplomuar si menaxher i zhvillimit të biznesit dhe çështjeve publike me përvojë, me një histori të dëshmuar pune në industrinë e ndërtimit dhe në fushatat politike. I aftë në marrëdhëniet me qeverinë, menaxhimin e palëve të interesuara, organizimin e ngjarjeve, marrëdhëniet me median, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbledhjen e fondeve. Ka punuar drejtpërdrejt për një fushatë liderësh për të zgjedhur një Kryeministër, siç ishte në verën e vitit 2019 ku u zgjodh Boris Johnson.
Kanë mbetur më pak se 5 muaj nga data 11 maj e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm dhe Partia Demokratike ka kërkuar ndihmën e ekspertëve të huaj për të zhvilluar fushatën e vet. Nehring dhe Smallëood, janë ata që do të marrin “frerët” në PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.