“Dy-tre emra në Tiranë më shkatërruan jetën”, Elton Ilirjani tregon bisedën me Parashqevinë: Këngëtarja viktimë e xhelozisë

Biznesmeni Elton Ilirjani ka treguar nje bisede me Parashqevi Simakun, sa i perket asaj qe i ka ndodhur kengetares ne SHBA.
“Ketu kane vendosur njoftime per ti protestuar bashkeshortit tek shtepia apo nuk e di se ku, u thashe hiqeni kete njoftim, cfare eshte ky budallek” theksoi biznesmeni.
Ai tregoi se ka biseduar me Parashqevi Simakun dhe ajo i ka thene se “jeten ma shkaterruan shqiptaret”.
“Po kerkojne tek bashkeshorti, por jo, ai nuk ka asnje faj, ai eshte kercenuar, i kane kercenuar vajzen, por doli sot dhe foli sic e degjuat.
Parashqevia me ka thene se jeten ia shkaterruan shqiptaret, ka nje intrige tjeter, une nuk dua te flas, por ajo me ka thene 3 emra personazh qe jane ne Tirane”, theksoi biznesmeni.
Sipas tij, xhelozite dhe inatet per faktin se ishte nje diva, kane qene ato qe e demtuan Parashqevi Simakun.
“Jane disa persona ne Tirane qe kane shkateruar jetet e artisteve. Me tregoi Parashqevia per historine e nje kalendari qe do behej vite me pare.
Dikush ka telefonuar nga Tirana duke u shitur sikur ishte menaxheri i Parashqevise, dhe ka shkruar gabim fjalen Gezuar, dhe i gjithe kalendari u hodh ne koshin e plehrave. Nga ai kalendar ajo mund te behej modele, kengetare, etj”, thesoi Elton Ilirjani.
“Para se ti bien burrit te saj, shqiptaret duhet te merren me keta persona qe kane penguar, keta persona qe duan te trafikojne artistet. I ftoj te gjithe ato artiste qe jane keqtrajtuar prej tyre ti drejtohen autoriteteve dhe te behet nje levizje per kete gje”, tha Ilirjani.
Ilirjani thotë se këngëtarja ka vlerësim për Robertin, ish bashkëshortin e saj, por shtoi se përgjegjës për çfarë i ka ndodhur, bën disa njerëz në Tiranë.
“Më ka thënë 3 të vërteta: ajo më ka thënë që Roberti nuk i ka bërë keq. Po ta pyesësh sot, do thotë fjalët më të mira për Robertin, nuk e thotë që ai më ka ndarë nga djali. Thotë “mbaroi dhe kaq”. E kam pyetur pse nuk je me Robertin? Më tha më kanë shkatërruar jetën. Mendoj se Parashqevia është viktimë e xhelozisë së një ikone të madhe siç ishte ajo. Si ka mundësi që nuk funksionoi martesa e tyre? Nuk mendoj se mund të fajësojmë Robertin. Parashqevia më tha dje “Luka do më përgjigjet nesër nëse ti e merr në telefon”.
Unë e di që Roberti mua më do, e di që Robertin e godasin. Ka njerëz në Tiranë që dua të jem vetëm. Roberti nuk e ka ndalur të birin, ndoshta nuk i ka thënë shko, por nuk e ka ndalur. Parashqevia më ka thënë troç “dëgjoni Parashqevinë para se të thoni se Roberti është i keq”. Çfarë faji ka Roberti apo gruaja e tij e re? Çfarë faji ka Luka kur nuk i është thënë asgjë për nënën e tij?”, tha Ilirjani.
“Më ka thënë që shqiptarë më kanë shkatërruar jetën, dy tre emra që janë në Tiranë. Janë përpjekur që ajo të dështojë si në Nju Jork dhe Hollivud. Unë e besoj Parashqevinë. Më tha “nuk do iki” dhe nuk do iki. Kishin thënë që nuk do familjarët, ajo nisi të qante kur filloi të flasë. Të gjithë e kishin bërë që ishte e droguar, ajo nuk ishte e droguar”.