“Jam në ankth, nuk jam në gjendje…”/ Çfarë DËSHMOI adoleshenti para gjykatës? Jepet VENDIMI për 17-vjeçarin që plagosi bashkëmoshatarin me thikë

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e arrestit në burg për 17-vjeçarin B.D., i cili plagosi bashkëmoshatarin me thikë në oborrin e shkollës “Mustafa Hoxha” në Cakran, pas një konflikti të çastit. Avokati i të riut kishte kërkuar arrest në shtëpi, por gjyqtarja Klodiana Kryeziu vendosi që ai të mbetet në burg.

B.D. goditi shokun e klasës 4 herë me një mjet prerës, ndërsa akuzohet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa në seancën gjyqësore tha se ishte në ankth dhe nuk ishte në gjendje të fliste.

Ngjarja, e cila ka tronditur opinionin publik, dyshohet të ketë lindur pas një konflikti të një muaji më parë lidhur me postimin e disa fotove në rrjetet sociale. Të plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Prokurorja Oliana Gjergjefi garantoi hetim të plotë dhe të gjithanshëm mbi ngjarjen, ndërsa B.D. dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor, një detaj që mund të merret në konsideratë gjatë procesit gjyqësor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT