“Kam jetuar gjithmonë me nënën time”/ Monika Kryemadhi: Në shtatzëninë e parë nuk isha e martuar

Monika Kryemadhi u ndal të fliste për mediat pas seancës në Gjykatën e Posaçme, ku u shqyrtua apelimi i saj për sekuestrimin e banesës.
Monika Kryemadhi ka deklaruar se jeton me të ëmën që nga viti 1998, teksa ka zbuluar detaje nga jeta e saj. Ajo deklaroi se kur ka ngelur për herë të parë shtatzënë, ishe e ëma ajo që “i hapi derën” dhe i dha dy dhoma ku ka jetuar së bashku me Ilir Metën.
“Unë e kam marrë me shkëmbim apartamentin tim, një shtëpi në bllok është marrë me kredi. Kam jetuar gjithmonë me nënën. Kur kam ngelur shtatzënë për herë të parë s’kam qenë e fejuar as e martuar me Ilir Metën.
Ajo më tha do të jetosh me mua se ne ishim dy të rinj që mendonim se çdo gjë që fluturon hahet. Më dha dy dhoma. Pastaj vdiq babai dhe e kishim të nevojshme të jetonim bashkë. Jetojmë bashkë që nga 1998”, tha ajo.