Koçi tallet me PD: Dikur Basha flinte ditë-natë, sot Berishën nuk e zë gjumi nga hallet…

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka ironizuar opozitën.

Koçi tha se e gjithë kjo situata e opozitës buron nga 3 lajme “të këqija” sipas tij, pasi shprehet se atyre u ka ardhur lajmi i keq nga Strasburgu, nga opinioni i Komisionit të Venecias dhe lajmi tjetër më i zi akoma, nga Londra.

“Me gjumin ç’ patët ju mo vëlla se kishit një kryetar që ja fuste gjumit ditë e natë. Tani keni një kryetar që nuk e zë dot gjumi nga hallet që ka me drejtësinë.

Kot kruheni me gjumin se e hani vet! Tani e gjithë retorika juaj e sotme është pasojë e lajmeve të këqija që keni marrë”, tha Koçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT