Mbledhja e qeverisë, ministrja Koçiu: 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu bëri me dije për mediat se u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundviti për 275 mijë familje dhe individë, të cilët do përfitojnë 15 mijë lekë të reja.
Ata që do përfitojnë i përkasin kategorisë së familjeve me ndihmë ekonomike, jetimët, të verbërit, tetra dhe paraplegjikët, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar.
Fondi i akorduar nga mbledhja e qeverisë për këtë shpërblim është 2.1 mld lekë.