Media e njohur në SHBA që publikoi videon e Parashqevi Simakut i bën ‘jehonë’ ikonës së muzikës me…

Një video e publikuar në kanalin më të ndjekur të New York-ut, “ABC7” më 13 Dhjetor dhe më pas e ripostuar nga disa media shqiptare, tronditi rrjetin pasi në pamje shfaqej një grua, e cila dyshohej se ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku. Të gjithë e njohën menjëherë dhe ishte biznesmeni Elton Ilirjani që para pak ditësh me anë të një posti në rrjetin e tij social zbuloi se ai tashmë ka marrë nën krahët e tij artisten e mirënjohur. Në lidhje me këtë rast vetë media e njohur ka shkruar një artikull i cili vijon si më poshtë…
Një akt i thjeshtë bamirësie që ndodhi në News Witness News është bërë tani një histori e madhe ndërkombëtare. Më 10 dhjetor, ekipi i “7 On Your Side” po ndiqte një ngjarje lokale bamirësie ku ishin duke u shpërndarë çanta shpine për njerëzit e pastrehë.
Gazetarja e “7 On Your Side” Nina Pineda ndaloi për të folur me një grua –një të huaj në nevojë – në Penn Station të Nju Jorkut pasi ajo mori një nga dhuratat. Gruaja u gëzua pa masë prej një dhurate kaq të thjeshtë, një çantë shpine me disa ndihma dhe një shënim të shkruar me dorë me fjalë inkurajuese, nga një grup i quajtur me vend “Just Love Blessings”.
Ajo që ndodhi më pas po quhet një mrekulli.
Ajo grua me të cilën Nina foli, është një këngëtare. Rezulton se ajo është aq e famshme, sa njerëzit në vendin e saj e njohën menjëherë nga sekuenca e shkurtër. Ajo quhet Parashqevi Simaku, një këngëtare dhe aktore nga Shqipëria dhe cilësohet si një nga thesaret e tyre kombëtare.
“Ajo ishte si Madona e Shqipërisë”, tha fansi Bale Erbeli.
Erbeli ishte duke gatuar kur pa klipin dhe menjëherë e njohu Simakun,e cila kishte qëndruar me familjen e saj në Nju Xhersi në vitin 1986 kur ajo niste karrierën e saj. Si rezultat, komuniteti shqiptaro-amerikan u bashkua shpejt, duke postuar dhe shpërndarë klipin në të gjithë rrjetet sociale. Madje ka arritur tek një prej influencer-ave më të mëdhenj të tyre, Elton Ilirjani.
Elton Ilirjani është model dhe CEO. Me të parë gjendjen e një ikone kombëtare, ai dhe grupi i tij e gjetën Simakun në Penn Station brenda dy ditësh.
“Kam pesë vjet që e kërkoja”, tha Ilirjani. “Vrapova drejt saj dhe e përqafova. Ajo më tha rri larg, jam pis. Fle jashtë.”
Ilirjani i ofroi t’i blinte Simakut një dhomë për të fjetur, gjë që ajo pranoi.
“Ajo bëri një dush të gjatë. Mbretëresha ishte kthyer. Ajo bëri flokët dhe grimin”, tha Ilirjani. “Ajo ishte e bukur. Dhe ne shkuam në një restorant në Hudson Yards, ku ajo këndoi në anglisht dhe frëngjisht.
Parashqevi tha për Eyewitness News se askush nuk shkon nga rrugët drejt yjeve, por se ajo po bëhet më mirë dhe komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë.