Nga Regjizori Mevlan Shanaj te Administratori i AKUM, Mallakastra zgjedh personalitetet e saj te vitit 2024

Sot, në sallën “Eqerem Çabej” të Akademisë së Shkencave, Shoqata Atdhetare Kulturore Mallakastra zhvilloi një ceremoni të veçantë për të shpallur “Njeriun e Vitit 2024 për Krahinën e Mallakastrës”.
Aktiviteti mblodhi figura të njohura nga fusha të ndryshme të jetës, përfaqësues të organizatave simotra dhe shumë të ftuar të tjerë. Në këtë ceremoni, titulli “Njeriu i Vitit” iu dha:
Mevlan Shanaj, regjizor, kineast, skenarist dhe aktor, i cili mban titullin “Mjeshtër i Madh”. Dekoratën ia dorëzoi z. Namik Dokle, ish-Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Endrit Eqerem Yzeiraj, Zëvendësministër i Europës dhe Punëve të Jashtme. Dekoratën ia dorëzoi Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, z. Qerim Ismailaj
Orjeta Hasanaj (Metaj), sociologe e njohur. Dekoratën ia dorëzoi deputeti i Mallakastrës, prof. Ismet Beqiraj
Klevis Jahaj, Administrator i Përgjithshëm i Ujësjellësit (AKUM). Dekoratën ia dorëzoi Kryeinspektori i Republikës, z. Shkëlqim Hajdaraj.
Pas përfundimit të ceremonisë, të pranishmit u mblodhën në një drekë tradicionale mallakastriote, ku u ndanë momente të veçanta dhe u shijuan produktet karakteristike të krahinës.
Ky aktivitet i dha vëmendje dhe nderim kontributit të vyer të këtyre personaliteteve, duke forcuar lidhjen mes Mallakastrës dhe figurave të saj të shquara.