Pas daljes nga burgu, Fredi Beleri befason me kërkesën për në Shqipëri…

U arrestua si kandidat për kryetar i Bashkisë së Himarës për blerje të votave dhe pas dënimit pa u liruar ende nga burgu u bë eurodeputet i Greqisë në parlamentin Europian.

Kjo është historia e pabesueshme e Fredi Belerit, i cili prej më shumë se 6 muaj po përjeton një eksperiencë që ndoshta edhe vetë nuk e kishte menduar më parë.

Këto 6 muaj si eurodeputet kanë ndryshuar edhe deklaratat e Belerit kur e pyet për Shqipërinë pasi ai kërkon që në të ardhmen të jetë pjesë e politikës në vendin tonë.

Fredi Beleri e shikon të ardhmen si politikan në Shqipëri, por më parë ka çështje për të zgjidhur me gjykatat shqiptare dhe atë të Strasburgut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT