“Prandaj nuk kemi bashkim kombëtar”/ Ngjela zbulon konfliktin mes Ramës dhe Kurtit: Është një luftë…

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News”, ku foli në lidhje me zhvillimet e fundit nga aktualitet dhe politika.
Ai u ndal tek Kuvendi i përbashkët Shqipëri-Kosovë, më shumë tek një moment i veçantë, kur kryeministri Edi Rama i dërgon një letër homologut Albin Kurtit, edhe pse ndodheshin vetëm pak metra larg njëri-tjetrit. Kurti në fakt e injoroi këtë letër dhe nuk e lexoi.
Sipas Ngjelës, mes tyre ekziston një konflikt për influencë. Ai tha se dy kryeministrat kanë një “luftë” se kush ka më shumë mbështetje në Shqipëri dhe në Kosovë. Sipas Ngjelës, kjo po mban peng dhe përpjekjet për një bashkim kombëtar.
“Ata kanë konflikt me njëri-tjetrin, konflikt të brendshëm. Por kam përshtypjen që është politikë më shumë se kombëtare. Është luftë për influencë. I shqetëson kjo: Sa është përqindja e mbështetjes së Kurtit në Shqipëri dhe sa është përqindja e Ramës në Kosovë. Brenda tyre qarkullon ideja që ecën sot edhe në qarqet e larta ndërkombëtare, që është çështja e bashkimit kombëtar. Lind pyetja: ‘P{se nuk kemi ne ende një marrëveshje të nivelit të lartë Shqipëri-Kosovë? Është çështje vullneti. Secili nga ata ka interesin se kush është më popullor, kush fiton më shumë mbështetje nëse ne bëjmë një bashkim kombëtar.“- tha Njela.