Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në seli, çfarë u diskutua

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot në selinë e PS drejtuesit politikë socialistë në qarqe. Raportohet se në mbledhje kanë marrë pjesë në lidhje online edhe kryetarët socialistë të Bashkive. Mbledhja është fokusuar tek përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Teksa na ndajnë edhe 5 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, OSBE bëri me heret thirrje për të ndalur presionin ndaj zgjedhësve dhe kërkon të merren masa për t’u ruajtur fshehtësia e votës.

Ambasadori i OSBE Michel Tarran, foli ditën e sotme në konferencën e organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe OSBE mbi parandalimin e presionit ndaj votuesve në zgjedhje, ndërsa vuri theksin edhe tek fshehtësia e votës.

‘Fshehtësia e votimit, ky parim përbën një nga angazhimet kyçe të shteteve pjesëmarrëse të OSBE sipas dokumentit të Kopenhagen. Nga rëndësia që çdo qytetar të shprehë lirisht zgjedhjen e tij pa frikë nga shtrëngimi apo hakmarrja, mbetet thelbësor për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre.

Fshehtësia e votimit, konsiderohet një nga aspektet e rëndësishme të lirisë së zgjedhësve se siguron mbrojtjen e tyre nga presionet që mund të përballen nëse të tjerët mësojnë si kanë votuar. Fshehtësia duhet zbatuar për gjithë procedurën, kryesisht për hedhjen dhe numërimin e votave. Trajtimi i mënyrave për eliminimin e kontrollit të votuesve. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë”, deklaroi ambasadori më tej në fjalën e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT